Meta: Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen burrin e shtetit, Ramush Haradinaj

Presidenti Ilir Meta e cilëson presion dhe pabesi thirrjen e Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një reagim në Facebok, Presidentit shprehet se është krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij. Në mesazhin e tij, Presidenti bënë dhe një apel për shqiptarët që të jenë të bashkuar që Kosova të jetë e pacenuar.

Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Lexoni edhe…