Mesfushori zyrtarizon në rrjetet sociale divorcin me Kukësin

Arbër Çyrbja ka mbyllur përfundimisht aventurën me skuadrën e Kukësit. Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje, ish-mesfushori i Teutës ka vendosur që të largohet, teksa lajmin e ka njoftuar me anë të një postimi në “Instagram”, duke falënderuar klubin verilindor.

 

“Faleminderit për gjithçka, ishte kënaqësi që isha pjesë e juaj”, shkruan Çyrbja në postimin e tij. 25-vjeçari iu bashkua Kukësit para një viti nga Teuta, teksa presidenti Gjici investoi një shumë të konsiderueshme për ta rrëmbyer nga klubi bregdetar. Në 33 ndeshje aktivizim, ai nuk arriti që të gjente asnjëherë rrugën e rrjetës.