Mediu: Gjithmonë faqebardhë miku im Ramush Haradinaj

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu reagon pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Sipas Mediut, Haradinaj mbetet krenaria e Kosovës dhe shqiptarëve, ndërsa shton se, ai është sot politikani më patriot I Kosovës që asnjëherë nuk bëri pazar apo lojë interesash politike.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Gjithmone faqe bardhe miku im Ramush Haradinaj. Ti je dhe do jesh krenaria e Kosoves dhe shqiptareve

Kryeministri Haredinaj dha doreheqjen per shkak te thirrjes ne Gjykaten e Hages.

Haredinaj ka provuar jo vetem se ka qene nje ushtar dhe Komandant legjendar i UCK, por familja e tij i ka dhene Ksoves deshmore duke e bere nje nga familjet simbol te qendreses dhe luftes per liri te popullit te Kosoves.

Ai eshte sot politikani me patriot I Kosoves qe asnjehere nuk beri pazar apo loje interesash politike, ai qendroj fort perballe kujtdo qe donte te coptonte Kosoven, ai qendroj fort perballe Serbise dhe te gjithe atyre qe mendonin qe Kosova duhej te ulte koken perballe shantazhit.

Ndoshta kjo qe po ndodh ka padyshim te beje edhe me lojrat politike te cilat duan te rihapin ceshtjen e ndryshimit te kufijeve ne Kosove dhe në ballkan.

Haredinaj nuk eshte hera e pare qe perballet me Hagen dhe ai ka dal fitimtare sepse e drejta dhe e verteta e tij patriotike eshte prove e luftes dhe qendreses se Kosoves qe nuk mund ta bej kush pis në interesa apo pazare politike.

Me poshte deklarata e Kryeministrit Haredinaj

Të nderuar qytetarë,

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

Kosova euro-atlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit.

I juaji, Ramush Haradinaj