Kukësi shkarkon trajnerin Ernest Gjoka

Ernest Gjoka nuk do te jetë më trajner i Kukësit. Ky vendim vjen pas eliminimit të skuadrës verilindore nga Liga e Europës.

“Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League. Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë”,-thuhet në njoftimin në Facebook.

Më tej klubi falenderon teknikun Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit, ndërsa jep njoftimin edhe për trajnerin e ri. “Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës”, mbyllet njoftimi.