Klopp zbulon arsyen se përse nuk ka rinovon me Liverpoolin

Trajneri Jurgen Klopp pak kohë më parë refuzoi rinovimin e kontratës me Liverpool. Kontrata aktuale skadon në vitin 2022 dhe klubi dëshironte t’ia shtynte atë edhe për dy vite të tjera, por strategu gjerman e refuzoi.

“Kemi ende kohë për të marrë një vendim për të ardhmen time, nuk kemi pse nxitohemi. Gjithsesi, dua të garantoj të gjithë se nuk iki pa e mbyllur kontratën aktuale.

Nuk arrij të imagjinoj ditën që nuk do të jem më trajner i Liverpool edhe pse kjo nuk ka shumë rëndësi. Nuk dua të ndodhem ende në këtë detyrë, ndërkohë që ka njerëz që janë të bezdisur nga prania ime këtu. Në futboll ndodh shpesh kjo, pasi duhet të fitosh e fitosh gjithnjë.

Kam ende edhe 3 vite kontratë, unë e adhuroj këtë ekip, grupi i lojtarëvve është i mirë dhe jam në moshën e duhur për ta bërë këtë punë. Si mua ashtu edhe klubi na pëlqen puna që bëjmë, ndaj të shohim”, tha Klopp.