Këto ushqime të shëndetshme mund të jenë arsyeja që po shtoni peshë

Shumë ushqime kanë benefite shëndetësore, mirëpo mund të jeni shkaktari I shtimit në peshë, shkruan Healthline. Disa nga këto ushqime janë:

Kosi – Shumë lloje të jogurtëve përmbajnë sasi të lartë të sheqerit apo yndyrës. Krahas benefiteve shëndetësore që ka jogurti, sidomos për zorrët, prania e këtyre përbërësve mund t’iu trashë.

Lëngjet e shtrydhura – Shumë njerëz kanë tendencë që pak aktiviteteve të konsumojnë një lëngje të shtrydhura dhe të freskëta. Mirëpo, këto lëngje përmbajnë shumë sheqer dhe kalori dhe mund të jetë arsyeja se pse jeni duke shtuar peshë.

Frutat e thata – Nëse jeni duke pretenduar se mundtë humbni peshë duke konsumuar frutat të thata, kjo nuk është e vërtetë. Frutat e thata përmbajnë shumë sheqer dhe kalori si dhe janë të vështira të treten.

Pijet dietale – Shumë lloje të pijeve thuhet se përmbajnë 0 kalori dhe përdoren për të humbur peshë. Mirëpo sipas një studimi të bërë, është vërejtur se personat që konsumojnë këto lloj pijesh e kanë shumë të vështirë të humbin peshë në krahasim me ata që nuk I konsumojnë.

Ujë kokosi – Kjo lloj përzierje është shumë e njohur për praninë e vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Mirëpo kjo pije përmban sheqer, prandaj nuk është I këshillueshëm për personat që dëshirojnë të humbin peshë.