Ish-deputeti ngre një pyetje akademike për akademikët: Ku ishit për 30 qershorin?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi komenton mbledhjen e Akademisë së Shkencave, ku u kërkua rishikimin i dekretit për Skënder Gjinushin.

Boçi thotë se për akademikët më shumë rëndësi ka fati i Gjinushit sesa zgjedhjet e 30 qershorit, duke shtuar se ata heshtën në ditën e zgjedhjeve.

“Pse nuk thanë një fjalë të vetme kompetentente për drejtësinë e vendimit të Presidentit?!”-shkruan Boçi.

PYETJE “AKADEMIKE” PËR AKADEMIKËT

Akademikët na i paskan kërkuar Presidentit të rishikojë dekretin e tij për Gjinushin.
Thënë qartë, i kërkojnë “shkencërisht” që ai të zhdekretojë dekretin e rrëzimit të emërimit të tij në krye të Akademisë.
Pra ata mendojnë si elitë pretenduese se Presidenti ka fuqi zhdekretuese mbi dekretet e tij!
Po ku ishin këta akademikë përsëri si elitë, ditën kur Presidenti zhdekretoi 30 Qershorin?!
Pse nuk thanë një fjalë të vetme kompetentente për drejtësinë e vendimit të Presidentit?!
Apo fati i Gjinushit është më i rëndësishëm se fati i votës së lirë dhe i qytetarëve?!!