Humb jetën i moshuari, pëson arrest kardiak

Një turist rreth 70 vjeç ka ndërruar jetën në lagjen numër 13 në Durrës.

Sipas policisë, turisti ishte futur në det për tu larë, ndërsa ndërroi jetë si shkak i një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2019,rreth orës 14:07, në lagjen nr.13,Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë ,ai është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, por  ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.