Haradinaj meriton të jetë aty ku ishte përsëri

Nga Ylli Pango –

Kur pas Hagës, Haradinajn e priten si hero, mu duk e tepruar. (E çfarë pastaj se doli i pafajshëm? Ky është heroi?). Kur e bënë Kryeministër mu duk se u tejkalua fare. Edhe niveli intelektual e kulturor nuk me linte  të mos mendoja se vazhdojmë promovojmë “heronj”, se nuk kemi heronj.

Kur i vuri taksen Serbisë, fillova ta shoh ca më ndryshe. Kur nguli këmbë të mos e heqë, mendova se nuk kemi patur ndonjëherë, se paku në këto 30 vjet, dikë të mbrojë me kaq dinjitet një sovranitet shteti shqiptar.

Sot kur pashe në TV dorëheqjen, kur lexova “jemi vend i vogël po nuk mund të na poshtërojë kush”, “dua të paraqitem në gjykatë jo si Kryeministër, por si qytetar i thjeshtë”, “qeveritë ndërrohen, nderi i shtetit të ruhet”,… e ndava mendjen (atë timen). Ky njeri meriton të jetë aty ku ishte përsëri.

Të bëfsha kulturën, intelektualizmin, poltikanizmin…o cilido lider shqiptar në Shqipëri a Kosove qofsh! Ramushi ju a futi të gjithëve me atë që ju mungon më shumë, KARAKTER- in.

… Mu kujtua që në kampionatin europian ne France, nuk morëm në kombëtare, tamam atë që na mungonte me shumë me dekada: sulmuesin brilant. Dhe flakem Miot Rashicën. (shihni ku është e ç’po bën sot)… Mos mendoni qe nuk ka lidhje…

…Kush na mallkon a “na i fut” kështu vallë?… Se vend pa vlera, dihet që nuk ka në botën tonë të vogël. Te ne problemi është që vlerat mohohen, shkelmohen…

…Ka ardhur koha të mblidhen të gjithë palët e shqiptareve nga të dy a më shumë anët e Ballkanit, e të vendosin çfarë të marrin më të mirë nga njeri-tjetri.

Pastaj vjen bashkimi.