Gjermania dhe Rusia sёrish duan tё afrohen. Ja çfarë ndodhi në takimin mes Maas dhe Lavrov

Pavarёsisht mosmarrёveshjeve Gjermania dhe Rusia duan tё afrohen pёr zgjidhjen e konflikteve ndёrkombёtare. Kёtё e sinjalizuan ministrat e jashtёm Heiko Maas dhe Sergej Lavrov nё takimin nё Petersberg.

Ministri i Jashtёm gjerman Heiko Maas dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov theksuan domosdoshmёrinё pёr bashkёpunimin mes dy vendeve. “Vetёm pёrmes diskutimit tё hapur dhe dialogut ne mund tё arrijmё rezultate, qё i ҁojnё vёrtetё pёrpara vendet tona”, tha Maas. Sipas tij „nuk ka ppothuajse asnjё nga ҁёshtjet emergjente tё politikёs botёrore”, qё mund tё zgjidhet pa Rusinё.

Lavrov sёrish sinjalizoi njё takim tё ri tё nivelit tё lartё mes Rusisё, Ukrainёs, Gjermanisё dhe Francёs lidhur me konfliktin e ngrirё nё Ukrainё. Por ai nuk pёrmendi njё datё konkrete. Takimin e parё tё kёshilltarёve tё politikёs sё jashtme tё tё katёr shteteve ai e vlerёsoi si hap konstruktiv. Por asnjёri nga ministrat nuk sinjalizoi rifillimin e konsultimeve qeveritare gjermano-ruse tё ndёrprerja prej krizёs sё Ukrainёs. Maas dhe Lavrov morёn pjesё nё Dialogun e Petersbergut nё Königswinter pranё Bonit. Nё forumin ruso-gjerman tё diskutimit merrnin pjesё 300 pёrfaqёsues nga politika, ekonomia, kultura dhe fusha tё tjera shoёrore. Me takimin e ministrave tё jashtёm pёr herё tё parё qё pas krizёs sё Ukrainёs u zhvillua njё kontakt i kёtij niveli tё lartё qeveritar. Kjo konsiderohet si shenjё e ҁtensionimit nё marrёdhёnit gjermano-ruse.

Dialogu i Petersbergut u themelua nё vitin 2001 nga presidenti i Rusisё Vladimir Putin dhe ish-kancelari socialdemokrat Gerhard Schröder. Qysh atёherё ky takim zhvillohet ҁdo vit me pёrjashtim tё vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenё.