Fluksi për pagesën e taksave, Posta Shqiptare në punë dhe në fundjavë

Posta shqiptare ka njoftuar se ditën e nesërme do të mirëpresë të gjithë tatimpaguesit për të shlyer detyrimet tatimore.

Sipas njoftimit Posta Shqiptare i bën thirrje bizneseve dhe individëve të regjistruar si tatim pagues, që të paguajnë detyrimet e tatimeve pranë zyrave postare gjatë intervalit kohor 07:30-15:00.

Shtimi i orarit është bërë për shkak të menaxhimit të fluksit të krijuar, si dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë bizneseve duke iu ofruar këtyre të fundit më shumë kohë në dispozicion për shlyerjen e detyrimeve tatimore.