E rëndë në Durrës, 5 djem lidhin dhe përdhunojnë 8 vjeçaren, 1 i arrestuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 5 djem raportohet se kanë përdhunuar një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeç.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida” në Arapaj.

Sipas burimeve, djemtë të moshës nga 15, 16 dhe 17 vjeç dhe vajza janë banorë të zonës Arapaj.

Mësohet se djemtë e kanë lidhur vajzën në katin e 4 të shkollës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Vajza është gjetur nga mësuesit e shkollës në një dhomë ne katin e katërt të shkollës e lidhur dhe më pas është zbuluar gjithçka.

Ndërkaq njoftohet se aktualisht një nga pjesëtarët e grupit është arrestuar ditën e sotme. /Panorama