Dorëheqja e Haradinajt, Pacolli: Gjest burrështetasi

Dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka sjellë reagimin e Ministrit të Jashtëm kosovar, Behgjet pacolli.

Pacolli deklaron se ky veprim është gjest i një burrështetasi, ndërsa tha se ka pasur nderin të bashkëpunojë me Haradinajn.

“Sot veprimi i kryeministrit Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Kam pasur nderin të bashkëpunoj me kryeministrin Haradinaj dhe shpreh simpatinë dhe solidaritetin tim për të si kryeministër dhe qytetar i rëndomtë”,- u shpreh Pacolli.