Carla Bruni për Sarkozy: Nëse bën interesantin me një femër e vras

Carla Bruni është shumë xheloze për bashkëshortin e saj, Nicolas Sarkozy. Këtë gjë e ka treguar në një intervistë të fundit në emisionin “Femmes puissantes” ajo tregoi jo vetëm që është xhelozë por edhe e paralajmëroi bashkëshortin e saj.

“Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin një femër të bukur i pres fytin” –ka thënë këngëtarja dhe ish-modelja. “Kështu që ai nuk e bën kurrë këtë gjë”- vazhdoi më tej duke qeshur 51-vjecarja.

Ajo tha se është shumë feministe dhe se femrat e tjera nuk i quan si ‘rrezik’ por si aleate. Carla Bruni foli edhe për vitin 2008 periudhë kur u njoh me ish-presidentin francez, Sarkozy.

“Në periudhën që ne jemi njohur ishin në dy singëll, nuk kemi qenë shkaku i prishjes së një lidhje të mëparshme. Nuk kishte hi në takimet tona dhe nuk prishëm as them asgjë”- ka thënë ajo.