Zgjedhje në Itali? Gjithçka është në dorën e ‘5 Yjeve’

“Italia ka ende kohë për të shpërndarë parlamentin dhe për të shkuar në zgjedhje pas pushimeve verore” – tha zëvendëskryeministri Matteo Salvini.

Salvin, i cili është gjithashtu kreu i Partisë së Lidhjes, tha gjatë një intervistë të botuar ditën e enjte se ishte në dorën e partnerit të koalicionit qeverisës, Lëvizjes së 5 Yjeve për të vendosur nëse qeveria populiste e Romës do të mbijetonte, bazuar gjithashtu edhe në bashkëpunimin e tyre në një plan për rritjen e autonomisë rajonale, buxhetin e vitit të ardhshëm dhe një reformë të sistemit gjyqësor.

Partitë e koalicionit italian patën konflikte ditën e mërkurë gjatë zgjedhjes së Ursula Von der Leyen të Gjermanisë si presidente e ardhshëm e Komisionit Europian, një votim ky, që mund të rrezikonte shpresat e Romës për sigurimin e një pune të lartë në ekzekutivin e ri të BE.

Burimi: Reuters