Trajneri i Romës telefonon Higuainin: Gonzalo hajde te Roma!

Paulo Fonseca gjatë konferencës së prezantimit te Roma u shpreh se do të mbante apo merrte në skuadër vetëm futbollistë që janë në projektin e tij dhe qe bindin. Trajneri portugez ka zgjedhur një rrugë të re për të bindur lojtarët, duke i shkruar Gonzalo Higuain në “WhatsApp”, duke e pyetur nëse ishte i disponueshëm në telefon.

 

“El Pipita” ka pranuar dhe mes tyre ka pasur disa shpjegime, nga të cilat ai i ka premtuar se do ta kthejë në formën e para dy sezoneve. Argjentinasi e ka falënderuar dhe momentalisht ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur.

Juventus kërkon 36 milionë euro për kartonin e Higuain, ndërkohë që paga e tij prej 7.5 milionë eurosh në sezon është një tjetër problem më vete për verdhekuqtë. /R.Lika-Koha Jone/