Teuta eliminohet nga Europa League

Teuta nuk ia del dot të kualifikohet në raundin e radhës së Europa League. Ekipi mik i Ventspils ia arriti të kalojë në turin tjetër falë dhe rezultatit të pastër 3-0 në ndeshjen e parë. Ata pritën gjatë gjithë kohës me një rreshtim të mirë në mbrojtje që Teuta të gabonte për të mbyllur ndeshjen.

Durrsakët u hodhën në sulm që në minutën e parë të ndeshjes pasi rezultati i ndeshjes së parë nuk i lejonte të bënin llogari të tjera. Raste të shumta u krijuan nga djemtë e Blendi Shkëmbit, por ai që mungoi ishte konkretizimi.

Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Kallaku në minutën e 48 të ndeshjes dhe bëri që durrsakët të kërkojnë më pas me të gjitha forcat golin e radhës, por portieri mik ishte në ditë të mirë dhe nuk lejoi më që rrjeta e tij të prekej. Teuta e mbyll me fitore aventurën e Evropa League por pa rezultatin e duhur për të ecur më tej.