Sherr në lokal, godet me thikë 50-vjeçarin, në kërkim autori

Një 50-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në Kolonjë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafëzez, në ambientet e një lokali.

Gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M., banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.