“Riatdhesohet” portreti i shkrimtarit të madh

Muzeu i Charles Dickens blen portretin e shkrimtarit të famshëm, një pikturë e humbur prej 133 vitesh

Më në fund portreti i shkrimtarit të famshëm është rikthyer “në shtëpinë e tij” pas 133 vitesh zhdukjeje të mistershme. Muzeu Charles Dickens, në 48 Doughty Street në Londër, tha se objektivi i vlerës prej 180,000 paund ishte dakordësuar që kjo vepër të jetë tashmë në shtëpi.
Ky portret i shkrimtarit në moshë të re, ishte dikur një imazh i famshëm, i shfaqur në ekspozitën verore të Akademisë Mbretërore. Kjo punë mbeti e humbur dhe dergjej e mbuluar nga myku, derikur së bashku me disa xhingla u prezantua në një ankand në Afrikën e Jugut.
Muzeu tha se kishte siguruar grante të konsiderueshme nga Fondi i Artit dhe Fondi i Granteve të Blerjeve të Anglisë, si dhe nga donacionet e admiruesve të Dickens. Cindy Sughrue, drejtoresha e muzeumit, tha për “The Gardian” se: “Ne jemi kaq të ngazëllyer që po sjellim në shtëpi portretin e mirënjohur të shkrimtarit. Gjithashtu jemi të prekur nga mbështetja bujare që kemi marrë”.
Kjo arritje “Është një pohim i mrekullueshëm i apelimit të vazhdueshëm të shkrimit Charles Dickens dhe magjepsjes botërore që ai vazhdon të frymëzojë”.
Dickens ishte tashmë një yll letrar që po lindte, ishte saktësisht në moshën 31-vjeçare, kur Margaret Gillies e pikturoi atë. Kur kjo punë është realizuar, Charles Dickens duhet të kishte qenë në mes të shkrimit të “Një Krishtlindje me Carol”. Poetja, Elizabeth Barrett Broëning e pa portretin dhe vuri re se si ajo “ka pluhurin dhe baltën e njerëzimit për të, pavarësisht atyre syve të shqiponjës”.
Si u bë i njohur shfaqja e beftë e kësaj pikture? Pas disa hulumtimeve online, blerësi e kuptoi se piktura kishte pamjen e Dickens dhe kontaktoi tregtarin e artit Philip Mold . Mold tha se rishfaqja e saj ishte e habitshme. “Kjo është një përrallë epike me një fund përfundimisht të lumtur”, tha ai.
Portreti i Gillies do të shfaqet për publikun e gjerë dhe admiruesit e shkrimtarit të madh më 24 tetor të këtij viti dhe do të jetë pjesë e rregullt e programit, ndonëse, për të ndihmuar në ruajtjen e tij, do të ketë raste kur nuk është në shfaqje, thanë specialistët e muzeut.

Përgatiti: Albert Vataj