Rama vizitë në Turqi, takon presidentin turk

Edi Rama dhe Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Turqi, e pa paralajmëruar më parë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Rama publikon një foto me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e tij verore në Marmaris.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan Rama.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kryetarit të qeverisë shqiptare dhe as detaje të bisedës midis tyre.