Perin i befason të gjithë, dështon të transferohet te ekipi i njohur

Kalon vizitat mjekësore dhe … firmos.

Jemi mësuar shpesh ta dëgjojmë këtë frazë në orët e fundit, por ajo që ndodh me Mattia Perin është me të vërtetë befasuese. Portieri italian është bërë ndoshta lojtari i parë që gjatë kësaj merkato vere dështon për të kaluar testet mjekësore.

Për Perin kishte shfaqur interes Benfica, por pas dështimit në testet mjekësore, 15 milionë euro e bëra gati për Juventusin janë bllokuar. 26 vjeçari udhëtoi drejt Portugalisë mbrëmjen e djeshme, teksa ishte vendosur të nënshkruante një kontratë pesëvjeçare.

Ish-portieri i Genoa ka vuajtur nga një seri lëndimesh në karrierën e tij, më së shumti duke thyer ligamentin e kryqëzuar anësor në të dy gjunjët. Ai gjithashtu i është nënshtruar dy operacione në shpatullën e tij të djathtë në qershor 2015 dhe prill 2019.