Pas ndarjes me Breadly Cooper, Irina Shayk kapet mat në krahët e një tjetër mashkulli me famë

U përfol shumë lidhja mes modeles Irina Shayk dhe Breadly Cooper , së fundmi ata I dhanë fund lidhjes së tyre

Kur ende kishte “shpresa” për një ribashkimes çiftit të njohur, modelja ruse është kapur mat së fundmi nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, në New York.

Modelja 33-vjeçare, e cila ka edhe një vajzë nga lidhja me aktorin e famshëm, dukej më në formë se kurrë në fotot e publikuara në mediat e huaja, e qeshur dhe e lumtur duke shijuar bisedën.

Mashkulli i fotografuar pranë saj është Alec Maxwell, drejtori artistik i revistës “Vogue”. Megjithëse ende nuk mund të thuhet me siguri se ka një lidhje mes tyre, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer shpesh përqafime.

Kjo është hera e parë që Irina fotografohet dhe përflitet për një lidhje tjetër, pas ndarjes nga Breadly Cooper.