Messi “harron” Copa American, pushon me familjen në Karaibe

Leo Messi po shijon pushimet verore në një ishull të Karaibeve, pas zhgënjimit që mori në Copa America. “Ylli” argjentinas, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe tre fëmijët, ka zgjedhur të pushojë një resort spektakolar në Antigua dhe Barbuda.

Gjatë ditëve që janë zhvendosur në Karaibe, si Leo dhe Antonela nuk kanë hezituar të ndajnë me pasuesit e tyre disa imazhe të udhëtimit.