Kërpaçi: Analiza “fake” të prodhimeve bujqësore

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi qeverinë “rama” e cila sipas saj, po rrënon bujqësinë shqiptare dhe e bashkë me të edhe shëndetin e gjithë popullatës

Ish-deputetja e LSi-së Floida Kërpaçi, hodhi akuza të forta lidhur me analizate  rreme që zhvillohen ndaj produkteve bujqësore të importit, analiza këto që nuk janë asgjë më shumë se një skemë mashtrimi me certifikatat e lëshuara nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore.

Deklarata e ish-deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi

Qeveria po rrenon bujqesine shqiptare e bashke me te edhe shendetin e gjithe popullates.

Fermeret shqiptar po shkaterrohen sistematikisht nga qeveria e oligarkeve.

Krahas rritjes së pritshme te çmimit të naftës me 200 lekë për litër, uljes drastike te subvencioneve qe ua ka bere shume here më te veshtire fermereve ekzistencën dhe konkurencën përballë

Produkteve bujqesore te importit,  sot po denoncojme edhe nje skeme mashtrimi me certifikatat e leshuara nga Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore.

Ja u bëjmë të qartë  të gjithëve si eksportuesve si fermerëve prodhues, si supermarketeve, ashtu dhe dyqanet e shitjes së produkteve bujqësore  që ky laborator nuk është i liçensuar sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe nuk ka paisjet për të kryer këto lloj analizash.

Ne këtë flete që tregon injorancën e thellë profesionale të hartuesve del qartë që këtu nuk kemi të bëjmë me analiza por me mbushjen e një formulari, vetëm për ti zhvatur paratë si eksportuesve ashtu dhe fermerëve prodhues.

Eshte njesoj si nje qytetar te kerkoj te shkoj per te bere analizat e gjakut, ne dyqan rrobash dhe te marri nje flete te bardhe ku shkruhet analizat e gjakut jane ok.

Po e lexoj me kujdes së çfarë thuhet: Nuk detektohet prani e pesticideve ose metaleve të rënda me testin screening.

E thënë shqip, kjo metodë nuk ekziston. Sepse e thënë fjalë për fjalë në shqip kjo përkthehet metoda e zbulimit, por pa thënë se çfarë metode kanë përdorur.

Per pesticidet metoda zyrtare emërtohet gazkromatografi, mas spektrometri dhe si metode zbuluese kromatografi me fluks anesor.

Ndersa per metalet e renda spektometri me absorbim atomik. Në analizën fake kanë vendosur një fjalë anglisht që nuk ja dinë kuptimin, dhe nuk kanë percaktuar metodën shkencore të

perdorur per analizën e nivelit të pesticideve dhe metaleve te rende ne produktin e analizuar, si dhe nuk shenohet kufiri i permbajtjes se materialit dhe as vlera e matur.

Këtë fletë analize mund ta lëshojnë vetëm njerëz që janë të papërgjegjshëm ligjërisht, të paaftë profesionalisht dhe militant partie që mbi qytetarët dhe Shqipërinë, vendosin partinë.

Pasojat nuk rendojne mbi qeverine por drejtperdrejte te qytetaret e thjeshte dhe fermeret dhe eksportuesit.

Kjo analizë fake që ky shtet I deyron ta bëjnë duke paguar para, duke qenë fake nuk jep asnjë garanci përballë institucioneve të kontrollit ushqimor të shteteve ku eksportuesit shqiptar eksportojnë produkte bujqësore.

Gjithashtu, kjo analizë fake, nuk jep asnjë garanci për supermarketet dhe dyqanet që tregëtojnë prodhime bujqësore. Kjo analizë fake nuk garanton asnji qytetar shqiptar çfarë produkti konsumon dhe nuk garanton shëndetin e fëmijëve dhe qytetarëve shqiptar.

Ndaj, i bëj thirrje sot nga kjo foltore, Prokurorëve të përgjegjshëm të këtij vendi,te nisin një process për mashtrim publik, shpërdorim detyre ndaj drejtuesve të këtij institucioni dhe Ministrit që ka urdhëruar kryerjen e kësaj analize fake.