Këmbimi valutor/ Euro dhe dollari në “vendnumëro” përballë lekut

Monedha europiane është shfaqur e qendrueshme edhe këtë të enjte  përballë lekut. Ajo shitet me 121.70 lekë dhe blihet 122.50 lekë. Në këtë mënyrë, euro ka ruajtur të njëjtat kuota me një ditë më parë.

Po ashtu, edhe dollari amerikan ka qendruar thuajse në të njëjtat kuota me një ditë më parë ku shitet me 108.40 lekë dhe blihet me 109.20 lekë. Ndryshe ka ndodhur me paundin britanik që ka njohur rritje.

Referuar të dhënave nga Credins Bank, paundi britanik shitet 135 lekë dhe blihet 136 lekë.

/Scan