Islami: PPP shpikje më e sofistikuar se koncesionet, synojnë buxhetin e shtetit

Ish-deputeti Kastriot Islami i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se PPP janë një shërbim  më i sofistikuar se koncesionet, që synojnë futjen e duarve në buxhetin e shtetit, për një periudhë më afatgjatë.

Kastriot Islami: Me koncesione ti jep një shërbim. Nuk mund të japësh mbrojtjen e vendit. Këta mund të japin edhe qeverinë me PPP. Koncesionet duhen trajtuar dhe kanë probvlematikën e tyre. Të gjitha koncesionet dhe ato të mëpërparshmet edhe këto. Jam shumë dakord. Kurse PPP-të janë një gjë tjetër. Janë një shpikje më e sofistikuar për të futur duart në buxhetin e shtetit për një periudhë afatgjatë. 

Ish-kreu i Kuvendit Kastriot Islami u shpreh se prej vitesh nuk i ndjek seancat parlamentare. Islami thekson shqiptarëve duhet t’ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës dhe dëgjojnë që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizimi.

Kastriot Islami: Ka kohë, por sidomos këtë parlament nuk e ndjek më. Kështu që kërkoj ndjesë për injorancën time.

Beti Njuma: Nuk e ndiqni që kur u futën deputetët e rinj të opozitës?

Kastriot Islami: Nuk e ndjek qëkur isha edhe vet brenda dhe largohesha, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish me rekorde kriminale, oligarkësh që nuk e meritonin të ishin në ato vende dhe manjatësh të mediat që kishin ardhur aty thjeshtë për të shtuar pasuritë e tyre. Kjo më detyronte të flisja shumë rrallë. Madje kërkoja ndjesë që flisja një herë në 6 muaj. Që atëherë nuk e ndjek më parlamentin.

Beti Njuma: Kush kishte më shumë manjatë të medias? PD apo PS?

Kastriot Islami: Sigurisht që PS-ja. Është hera e parë që është strukturuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë kam qenë aty kur është organizuar. Është organizuar me dashje, me qëllim ehde shumë qartaz. Është turp i madh që Shqipëria është renditur në vendet që kanë bërë dekreiminalizimin. Shqiptarëve duhet t’ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizmi. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka pësuar këtë.