Ish-kryeministri arrestohet nën akuzën e korrupsionit

Agjencia antikorrupsion e Pakistanit njoftoi se ka arrestuar ish-kryeministrin, Shahid Khaqan Abbasi, nën akuzat për korrupsion.

Zyrtarët thonë se ndaluan automjetin në të cilin ishtë Abbasi ndërsa bënë të mundur arrestimin e tij.
Autoritetet në Pakistan po hetojnë rolin e Abbasit në dhënien e një kontrate një kompanie të gazit natyror në Katar, në të cilën ai ishte aksioner.

Ish-kryeministri ka mohuar akuzat e ngritura në adresë të tij.

Abbasi ka shërbyer si kryeministër për gati një vit, pasi paraardhësi i tij Naëaz Sharif u largua nga pozita pas një vendimi të Gjykatës Supreme që ndërlidhjet me akuzat për korrupsion në vitin 2017. Sharif dhe vajza e tij Merjemja u dënuan me 10 vjet përkatësisht me shtatë vjet burg, për shkak të blerjes së apartamenteve luksoze në Londër gjatë viteve 90-të.