Fjalimi i vitit 1999: George Soros ishte kundër çlirimit të Kosovës nga Serbia

Manjati i majtë, udhëheqësi shpirtëror i Edi Ramës dhe rilindësve të tjerë në Shqipëri ka qenë kundër çlirimit të Kosovës nga ushtria e NATO-s.

Këtë e ka deklaruar po vetë Sorros në një takim në vitin 1999, ku është shprehur se ndërhyrja e NATO-s vetëm e përkeqësoi situatën.

Miliarderi amerikan George Soros, në një takim me studentët e Universitetit John Hopkins në Washington, më 28 maj 1999, kritikoi fort fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave të Slobodan Milosheviçit.

Ai tha se bombardimet çuan në rritjen e spastrimit etnik në Kosovë, si dhe forcuan regjimin e Milosheviçit dhe destabilizian vendet fqinjë.

Ai u tha studentëve se fushata ajrore që kishte nisur dy muaj më herët e kishte përkeqësuar situatën:

“Kemi arritur saktësisht të kundërtën e asaj që synonim. Përshpejtuam spastrimin etnik që kërkonim të ndalonim. Ndihmuam në konsolidimin në pushtet të regjimit të Milosheviçit dhe ndihmuam në krijimin e destabilitetit në vendet fqinjë të Malit të Zi, Maqedonisë e Shqipërisë, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare si marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë që diçka ka shkuar tmerrësisht gabim dhe tani e shohim veten në një gjendje pasigurie të tmerrshme’.

‘Nuk mund ta bëjmë botën të nënshtrohet nëpërmjet bombave, por as nuk mund të tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund të parandalojmë mizori si në Kosovë, duhet të përgatitemi të pranojmë arkivolë’.

‘Më pas, duhet bërë diçka konstruktive, diçka pozitive në vend që thjesht të reagojmë pas katastrofave, dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur, gjë që mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku këto vende do të bëhen efektivisht anëtare virtuale. Duhet të ketë bashkim doganash, fshirje të kufijve të brendshëm. Dhe, jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë, të rindërtuar”.