Dështojnë të gjitha skuadrat shqiptare në Europë, Et’hemi s’i mjafton Kukësit (VIDEO)

Ka përfunduar që në turin e parë aventura e klubeve shqiptare të eliminatoret e Europa Leagues, pasi si Kukësi e Laçi që ishin të pafat në short, ashtu edhe Teuta, nuk ia dolën të kualifikohen për në raundin tjetër.

Sfida e mbrëmjes së sotme në “Elbasan Arena” ishte një “mision i pamundur” për verilindorët që gjithsesi tentuan të bëjnë befasinë dhe kaluan shpejt në avantazh me Et’hemin. Në pjesën e dytë skuadra e Gjokës tentoi disa herë të gjejë golin që do të “ndizte” entuziazmin dhe shpresat për kualifikim, por në momentin më të mirë, pësoi një gol nga pakujdesia e portierit Frashëri, duke shndërruar në një mirazh, kalimin për në turin tjetër.

Sfida e mbrëmjes së sotme përfundoi në barazim 1-1, me hungarezët që vijojnë më tej falë rezultatit të përgjithshëm 4-1.