Dallku var këpucët në gozhdë në moshën 36 vjeç

Albania's Armend Dallku (L) vies for the ball with Bulgaria's Blagoy Georgev during their Euro 2008 championship Group G qualifying football match in Tirana, 17 October 2007. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Armend Dallku, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka varur këpucët në gozhdë në moshën 36-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Prishtinës, që është edhe ekipi i fundit në karrierë për mbrojtësin.

Dallku ka luajtur edhe me skuadrën e Elbasanit në vendin tonë, në 23 ndeshje. Ai është aktivizuar në 5 ndeshje me Shpresat dhe në 64 ndeshje me Kombëtaren ku ka realizuar edhe një gol.

Kulmin e karrierës së tij, Dallku e arriti me skuadrën e Vorsklas në Ukrainë, me të cilën zhvilloi 292 ndeshje, ku në shumë takime mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ai e mbylli karrierën me skuadrën e Prishtinës, me të cilën ka zhvilluar 151 ndeshje.