Borxhet komplikojnë kthimin e Neymarit te Barcelona

26 milionë euro që qëndrojnë mes Barcelonës dhe Neymar mund të sjellin edhe dështimin e mundësisë për rikthimin në “Camp Nou”. Bëhet fjalë për një borxh që Barcelona ja ka brazilianit për shkak të rinovimit të kontratës që bëri në vitin 2016, nga e cila duhet të përfitonte 40 milionë euro bonus.

 

Neymar mori një pjesë fillimisht, por pas kalimit te PSG, Barcelona nuk e njohur më këtë akord duke mos i paguar pjesën tjetër të parashikuar të bonusit. Gjykata e Barcelonës ende nuk ka marrë një vendim për këtë rast, ndërkohë që babai, i cili është edhe agjent i Neymarit, por negocion për rikthimin te blaugranët.

Barcelona ka një borxh prej 26 milionë eurosh ndaj tij, ndërkohë që vetë braziliani ka një borxh prej 35 milionë eurosh ndaj qeverisë spanjolle. /R.Lika-Koha Jone/