Artan Fuga: Profesorët e degraduar

Nga Artan Fuga –

“Ta gëzojnë” profesorët dhe profesorët e asociuar ligjin që Kuvendi i sotëm jolegjitim aprovoi sepse sipas tij titujt më të lartë shkencorë janë “akademik” dhe “akademik i asociuar”.

“Profesori” kaloi në vend të tretë si titull shkencor, kurse “profesori i asociuar” në vend të katërt.

Si biçim kapterrash në lirim!

U degraduan edhe universitetet toptan!

Ta gëzojnë edhe drejtuesit e universiteteve, senatet, fakultetet që nuk ditën dhe nuk patën guximin të mbrojnë stafet e tyre profesorale duke u tërhequr me lloj lloj kompromisesh dhe frikërash!

Ta gëzoni të gjithë!

Gjumë të ëmbël!