Agron Duka: Po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Pas një takimi me strukturat e kësaj force politike në Berat, Duka shprehet se partia e tij po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme “me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve”.  “Në një shtet ku Parlamenti është i rremë, votimet janë të rreme, ekonomia është e rreme, vetëm hallet e qytetarëve janë reale. Nga Berati, me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste, po bëhemi gati për zgjedhjet e parakohshme, me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, agronomëve dhe veterinerëve të lënë në harresë”, shkruan Agron Duka në rrjetet sociale.