ZYRTARE/ Trippier transferohet te skuadra e Atletico Madridit

Kieran Trippier është zyrtarisht futbollisti më i ri i Atletico Madridit. Mbrojtësi anësor vjen nga skuadra e Tottenhamit për shifrën e 22 milionë eurove dhe është futbollisti i parë anglez prej një kohë shumë të gjatë.

 

Mbrojtësi firmosi një kontratë 3-vjeçare deri në vitin 2022, teksa do të rivalizojë me Santiago Ariaas për një vend titullari. Në këtë mënyrë bien poshtë pistat Semedo, Hysaj dhe Meunier, që ishin në listën e Atletico Madrid prej kohësh.

Trippier njihet për krosimet e tij shumë të mira në krahun e djathtë, teksa është ekzekutues thuajse i të gjitha goditjeve të lira. /Koha Jone/