West Ham zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit

West Ham ka zyrtarizuar Sebastien Haller nga Eintrancht Frankfurt për 50 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit londinez. Sulmuesi francez firmosi kontratë 5-vjeçare, me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër.

 

Gjatë këtij sezoni West Ham ka zyrtarizuar edhe afrimin e Issa Diop për 25milionë euro dhe Felipe Anderson për 38 milionë euro. Haller cilësohet si një talent i kompletuar, teksa është shumë i fortë në luftën në ajër dhe godet me të dyja këmbët. Në sezonin e kaluar shënoi 20 gola dhe dhuroi 12 asit për shokët e tij.