Vendimi i papritur i PS, ndryshon data e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Dy ditë më parë, në mbledhjen e Kryesisë së PS u vendos që Asambleja të mblidhej më 22 korrik, ditën e hënë.

Por, sot mësohet se Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet ditën e martë të 23 korrikut. Nuk dihen arsyet e ndryshimit të datës së Asamblesë, por pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.