Sfumohet pista Atletico Madrid, Hysaj nis negociatat me Romën

Kieran Trippier është shumë pranë transferimit te Atletico Madrid, duke i prishur jo pak punë Elseid Hysajt, i cili ishte një ndër dëshirat e Los Colchoneros, por kërkesat e shfrenuara të De Laurenttis prishën gjithçka.

 

Agjenti Mario Giuffredi, i cili përfaqëson futbollistin shkodran, por edhe mesfushorin francez Veretout, dje ka pasur bisedime me Romën edhe për transferimin e mundshëm të mbrojtësit shqiptar.

Roma ka probleme të mëdha në mbrojtje, sepse ka larguar shumë futbollistë, ndaj Hysaj do ishte lojtar mjaft interesant, duke qenë se luan edhe në krah të majtë nëse nevojitet. Gjithsesi fillimisht Napoli duhet të heq dorë nga kërkesa prej 25 milionë eurosh, në mënyrë që verdhekuqtë të nisin trativat. /Koha Jone/