Rrjedhje gazi nga bombola, banesa përfshihet nga flakët

Një banesë është përfshirë nga flakët pak caste më parë në kryeqytet. Ngjarja është shënuar në rrugën ‘Ferit Xhajko’ ndërsa mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shkak i flakëve në banesë dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola.

Forcat zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, bënë të mundur evakuimin e banorëve në banesë, duke shuar më pas flakët.