Rooney: Klopp është trajneri që të gjithë do donin, por ka bërë vetëm një gabim

Wayne Rooney po vijon karrierën në Amerikë, ndërkohë që vëmendja e tij sigurisht mbetet Premier League, kampionati ku u bë edhe i njohur. Sulmuesi i njohur anglez në një intervistë të dhënë për “Sportbild” nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin Jurgen Klopp, i cili po drejton në mënyrë shumë të suksesshme Liverpoolin.

 

“Jurgen është trajneri që çdo futbollist do të donte të luante për të. Mund të shohësh se sa të gëzsuar janë lojtarët që luajnë me të. E kam takuar njëherë, është një njeri i jashtëzakonshme. Ka bërë vetëm një gabim, që punon për Liverpoolin dhe është shumë i suksesshëm atje.

Kam shumë respekt për Klopp, për atë që ka arritur. Jo vetëm te Liverpooli, por edhe te Dortmundi. Ai po kalon sezonet më të mira”, deklaroi Rooney, i cili shënoi 12 gola në 21 ndeshje në sezonin e fundit në Amerikë. /R.Lika-Koha Jone/