Ristani mesazh Bashës: PD duhet të hapet

Ish-Sekretari i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani thotë në ”Top Talk” se ka ardhur momenti të ndiqet i njëjti shembull në 2004 kur kryetari i saj në atë kohë Sali Berisha, e hapi partinë ndaj prurjeve të reja. Në vitin 2005 e djathta fitoi zgjedhjet. ”Berisha në vitin 2004 e hapi Partinë Demokratike, tërhoqi të gjithë kontribuesit në PD, qofshin ata edhe ish-kundërshtarë të tij të mëparshëm. Pra është një shembull që ne e kemi dhe kemi brenda forcës sonë politike dhe që unë ngul këmbë që duhet bërë që Partia Demokratike të bashkohet. Të hapet, të thërrasi të gjithë ata që kanë çfarë t’i thonë publikut shqiptar që kanë kontribuuar që kanë eksperiencë dhe që mund të japin për Partinë Demokratike”.