Planet për plazh, mbaruan ditët me shi?

Shiu që përfshiu pjesën më të madhe të vendit, nuk qe aspak në anën e atyre që zgjodhën bregdetin për të pushuar (kujto: fotot në jug të miqve në Instagram). Për fatin tonë të mirë, ditët me shi mbaruan. Të paktën për këtë javë.

Sipas MeteoAlb, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonën jugore dhe juglindore, kur herë pas herë do të ketë edhe shira. Që pas ditës së enjte, kushtet atmosferike do të përmirësohen.

Nga nesër dhe në vijim, temperaturat do të rriten dhe në fundjavë do të kulmojnë në 35 gradë Celcius. Nëse fundjava ju gjen në plazh, nisni pak e nga pak të paketoni çantën.