Partizani në “gjumë”, Qarabag kalon në avantazh në Baku (VIDEO)

Partizani nuk e ka nisur aspak mirë pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Qarabag-ut. Të kuqtë kanë pësuar gol në minutën e 51-të, teksa pas një aksioni të rrjedhshëm të vendasve, Ozobic gjendet i vetëm në zonën e ekipit shqiptar duke e pasur të thjeshtë për të mposhtur portierin Hoxha. Me këtë rezultat në turin tjetër kalon skuadra azerbajxhanase.