Partizani kërkon surprizën e madhe, Lerda sërish surprizon me formacionin

Partizani do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Qarabag-ut sfidën e kthimit të raundit të parë të Champions League. Barazimi pa gola në duelin e parë i jep shpresa ekipit të Lerdës për të bazuar në një kualifikim të mundshëm edhe pse e kanë të qartë faktin që kundërshtarët janë të frikshëm.

Bie në sy fakti që trajneri italian ka lënë në stol sërish futbollistin më të mirë të sezonit të fundit Trashin, ndërkohë që në sulm ka hedhur nga minuta e parë në mënyrë surprizë sulmuesin e afruar këtë verë, Solomon.

Nëse kualifikohen, në tyrin e dytë të Championsit të kuqtë arkëtojnë 380 mijë euro shtesë, përkundrejt 260 mijë eurove që të ofron Liga e Europës në tur të dytë.