Neymar rikthehet te PSG-ja, gazeta spanjolle e dërgon në … Torino

Neymar Jr rikthehet të stërvitet me PSG-në.

Edhe pse me një javë vonesë, këmbëngulja e brazilianit për të qënë sërish pjesë e kampionëve të Francës ka mjaftuar për tu bashkuar me skuadrës.

27 vjeçari ka zhvilluar këtë të hënë sesionin e tij të parë të stërvitjes me francezët, me këto të fundit që nuk e përdoren aspak për takimin miqësorë të fituar 6-1 ndaj Dinamo Dresden.

Gjithsesi, pavarësisht këtij veprimi, e ardhmja e Neymar mbetet ende në ajër, me Barcelonën që e pret krahëhapur. Megjithatë, “Mundo Deportivo” duket se ka shtuar kandidatët e interesuar për Neymar, pasi në numrin e saj të sotëm shkruante se Juventus i ka “prishur” mendjen për tu transferuar në Torino.