Neymar i vetofrohet Juventusit, por edhe dy klubeve të tjera të mëdha

Një episod i ri shfaqet për të ardhmen e Neymarit. Prej ditësh Barcelona ka nisur kontaktet me PSG për ribashkimin me brazilianin, por klubi francez nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë pa 300 milionë euro. Ditën e djeshme parizienët refuzuan ofertën që përfshinte kartonin e Coutinhos dhe Rakitic si dhe 40 milionë euro. Ndërkohë që sot “Mundo Deportivo” raporton për një vetofrim të Neymarit te Juventusit.

 

Duke pasur parasysh vështirësitë e kthimit në Barcelonë, pasi katalanasit nuk mund të shpenzojnë një shifër prej 200 milionë eurosh pas afrimit të Griezmann, lojtari ka vendosur që të kërkojë një destinacion të ri. Neymar nuk do t’i ofrohet vetëm bardhezinjve por edhe Bayernit dhe Manchester United. Gjithsesi më shumë se një lëvizje reale në merkato, duket si një formë presioni për të vendosur në vështirësi PSG. /R.Lika-Koha Jone/