Ky është formacioni i frikshëm i Juventusit pas afrimit të De Ligt (VIDEO)

Me afrimin e De Ligt, Juventus thuajse ka kompletuar skuadrën për sezonin e ri. Kampionët e Italisë kanë një organikë të mbushur me shumë yje në çdo repart. Gazeta “As” së fundmi pas afrimit të talentit holandez ka publikuar formacionin e ri të ekipit torinez duke përfshirë në të edhe afrimet e reja që rrisin ndjeshëm kualitetin.

 

Në portë do të jetë Szczesny, i cili do të ketë si zëvendësues legjendën Buffon. Në mbrojtje De Ligt do të formojë dyshen e qendrës me Chiellinin, ndërkohë që në krahë do të luajnë Cancelo dhe Alex Sandro. Mesfusha do të pësojë shumë ndryshime me afrimin e trajnerit Sarri, pasi do të jetë me futbollistë shumë teknikë.

Pjanic do të jetë regjisori që do të mbështet nga Rabiot dhe Ramsey. Në sulm Ronaldo dhe Dybala do të mbështesin Mandzukic, ndërkohë që në këtë repart nuk përjashtohet as afrimi i Icardit. /R.Lika-Koha Jone/