Ja si e ka ndarë Shqipërinë Rilindja!

Rilindja tashmë ka në “dorë” të gjithë Shqipërinë. Nga veriu në jug kupola e Partisë Socialiste i ka ndarë punët për 12 qarqet e vendit.

Nuk dihen arsyet, por Kryeministri Edi Rama ka vendosur të marrë në dorë Veriun e vendit ku ka rolin e koordinatorit për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër.

Ndërkohë Taulant Balla ka marrë nën koordinim katër qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës.

Ndërsa kreu i Kuvendit dhe një nga figurat më të vjetra në PS, Gramoz Ruçi ka vendosur të shërbejë si koordinator për Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën.