E pabesueshme/ Në Turqi ekipi ngatërron futbollistin, prezanton një tjetër Jallow

Një rast i pabesueshëm ka ndodhur në Turqi. Të bindur se kishin nënshkruar me Lamin Jallow, Menemenspor e prezantoi futbollistin, por ai në fakt ishte dikush tjetër. Bëhej fjalë për Alpha Jallow, një futbollist që luan në Seria C në Portugali me GD Alcochetense.

 

Një gabim i madh i drejtuesve të ekipit të ligës së dytë në Turqi, teksa kishin bërë edhe vizitat mjekësore me të dhe kishin bërë publik edhe foton e tij në rrejtet sociale.

Një situatë groteske të cilën Menemenspor e kuptoi që në fillim për shkak se futbollisti i afruar nuk kaloi testet fizike. Klubi ende nuk ka marrë një vendim nëse do të kontaktohet Lamin Jallow, i cili ishte edhe lojtari që pritej të afrohej. /R.Lika-Koha Jone/

Image result for Lamin Jallow
Futbollisti që kërkonin Lamin Jallow