“Duke pritur gjyqin….”, Saimir Tahiri bën postimin provokues

Ish-ministri Saimir Tahiri ka zgjedhur që të bëhet pjesë e sfidës FaceApp, duke postuar një foto se si mund të duket kur të plaket.

Përmes kësaj fotoje , Tahiri ka zgjedhur dhe të ironizojë me zvarritjen e gjyqit ndaj tij, duke thënë se është hera e tretë që shtyhet, në mënyrë qesharake.

Reagimi i Tahirit:

Duke pritur gjyqin….

Nje gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat.

Hera e 2te se polici nuk kishte bere njoftimet. Hera e 3te (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me te cilat kerkoi arrestimin tim ne parlament, sot i kishin humbur. 

QESHARAAAAAKE!!!!!

Seanca e sotme për Saimir Tahirin te Krimet e Rënda u shty me pretendimin se prokurorisë i kishin humbur fashikujt e dëshmisë së Moisi Habilajt, ndërsa vetë ish-ministri e quajti Prokurorinë një institucion të dështuar.

Foto e publikuar nga Saimir Tahiri ne rrjetet sociale