“Bomba” nga Italia, Milani takon agjentin e Luka Modric

Pas Bennacer (mungon vetëm zyrtarizimi) dhe Krunic, Milani është në kërkim të një tjetër mesfushori Kuqezinjtë po mendojnë për një emër të madh sipas “Sky Sport”, teksa ëndërrojnë Luka Modric. Futbollistit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe përfiton 12.5 milionë euro në sezon, një shifër që duket e papërballueshme për Milanin.

 

Nëse Florentino Perez vendos të heqë dorë nga fituesi i “Topit të Artë” në sezonin e fundit, kuqezinjtë duan që të jenë zgjedhja e parë e tij. Klubi italian ka pasur një takim me agjentin e lojtarit, Vlado Lemic në Milano, ku është folur edhe për disa të rinj premtues.

Një rol kyç në transferimin e mundshëm të Modric mund të luajë edhe Zvonimir Boban, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me numrin 10 të Real Madridit. /R.Lika-Koha Jone/